Binjaket e presidentes festojnë ditëlindjen: “Dy dritat e syve tanë sot i mbushën 8 vjet”

Vajzat binjake të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, sot festojnë ditëlindjen. Anda Elisa dhe Dua Tiara Sadriu sot kanë mbushur tetë vjet jetë.

Ndërkaq nëna e tyre përmes një postimi në Facebook ka uruar binjaket e saj me një fotografi të lezetshme familjare.
“Dy dritat e syve tanë sot I mbushën 8 vjet”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Vjosa Osmani është e martuar me Prindon Sadriun, me të cilin ka këto dy vajza.