Binas Pajaziti jep dorëheqje nga pozita e drejtorit të SHMKM “Nikolla Shtejn” -Tetovë

Binas Pajaziti, anëtar i Lëvizjes Besa, ka dhënë dorëheqjen nga pozita e drejtorit të Shkollës së Mesme të Mjekësisë “Nikolla Shtejn” në Tetovë.

Në një mesazh të ndarë në rrjetet sociale, ai shkroi:
“Gjithmonë do të ketë zemra që do ju duan sado që t’i mërzitni dhe gjithmonë do të ketë zemra që nuk do ju duan sado që t’i nderoni.”

Pajaziti nuk ka dhënë detaje për arsyet e dorëheqjes, por ky vendim ka ngjallur interes dhe reagime në opinion.