Bill Gejts: Jeta do të normalizohet vetëm pasi për të gjithë do të sigurohet vaksinë për koronavirusin

Jeta mund të kthehet në normalitet vetëm pasi vaksina kundër koronavirusit do të jetë e disponueshme në nivel global, deklaroi bashkëthemeluesi i Majkrosoftit dhe filantropi Bill Gejts.
Pritet se vaksina për Kovid-19 do të mund të zhvillohet deri në fund të vitit.

Duke folur për “Foks njuz”, Gejts tha se duhet të punohet shpejtë në zhvillimin e vaksinës së re edhe atë në “miliarda doza”.

Ai vlerësoi se vendet e zhvilluara, siç është SHBA-ja, herët a vonë do të mund të luftojnë kundër virusit, por ai duhet të mposhtet në tërë botën.

“Punët me të vërtetë nuk do të kthehen në normale derisa vaksina nuk është e disponueshme praktikisht në tërë botën”, ka thënë Gejts, i cili javën e kaluar i bëri thirrje qeverisë amerikane të fillojë me ndërtimin e fabrikave për zhvillimin e vaksinës më perspektive kundër koronavirusit.

Kjo mund të jetë humbje e miliona dollarëve sepse disa vaksina me siguri asnjëherë nuk do të jenë të nevojshme, ndërsa kompanitë private nuk mund ta ndërmarrin atë rrezik, ka thënë Gejts. Kompanitë private nuk mund ta ndërmarrin atë rrezik, por qeveria federale mund, ka thënë Gejts, duke shtuar se kjo është mënyra e vetme që të sigurohet prodhimtaria masive e vaksinave.

Fondacioni Gejts, i cili financon programe shëndetësore, ka ndarë 105 milionë dollarë për luftë kundër pandemisë së tanishme.