Bill Gates përsëri paralajmëron për vdekje nga COVID-19

Bill Gates ka paralajmëruar amerikanët se do të ketë shifra tmerruese të vdekjeve tjera nga COVID-19, nëse vendi i tij nuk fton qytetarët të “bashkohen për vepruar”.
Gates po vazhdon të kritikoj ashpër reagimin e zyrtarëve amerikanë ndaj pandemisë së COVID-19, që ka shumë më shumë viktima krahasuar me vendet e tjera të botës.

Ai qysh në prill kishte paralajmëruar – kur asokohe ishin 336 mijë të infektuar në SHBA dhe 9.600 tjerë që kishin humbur jetën, që Shtetet e Bashkuara mund të ngecin “në skenarin rrëqethës” nëse nuk reagojnë me kohë, por ka siguruar të gjithë se nëse respektohet distanca numri i infeksioneve të reja mund të bie.

Gjashtë muaj më vonë – pasi numri i të infektuarve ka shkuar në 7.6 milionë dhe mbi 213 mijë të vdekur – Gates është shfaqur në NBC për të folur për situatën e rënduar në vend nga COVID-19.
“Do të ketë vdekje tjera nëse nuk reagojmë së bashku”, ka deklaruar Gates para gazetarit Chuck Todd, në intervistën e së shtunës.

64-vjeçari ka folur sërish për mënyrën e testimit duke kritikuar sistemin shëndetësorë, ku qytetarëve u duhet me ditë të tëra të presin për rezultatet e COVID-19.
“Po aplikojmë sistemin më të dobët të testimit. Por nuk është e vështirë të përmirësohet një gjë e tillë”, ka shtuar miliarderi amerikan.
Themeluesi i kompanisë Microsoft i ka bërë thirrje administratës së Donald Trumpit të përmirësoj kursin duke ndërmarrë hapa konkret.