Bill Gates: Përgatituni për një Pandemi tjetër, ja si do ti japim fund koronavirusit


COVID-19 ka krijuar një kaskadë efektesh negative në shëndetin e njerëzve dhe në mirëqënien e tyre. Në një intervistë për ‘National Geographic’ me gazetaren Susan Goldberg, Bill Gates nënvizon sesi bota mund ta ndryshojë situatën aktuale.

Pandemia e COVID-19 ka prekur shëndetin e njerëzve dhe mirëqënien e tyre, duke i përkeqësuar ato, deri në mizerabilitet, sipas një raporti të ri nxjerrë nga Fondacioni ‘Bill & Melinda Gates’. Në raportin vjetor të përpjekjeve për të arritur objektivat e vendosura nga Kombet e Bashkuara, lidhur me varfërinë ekstreme, urinë, pabarazinë gjinore dhe të tjera.

Fondacioni konstaton se Pandemia COVID-19 ka shkaktuar vite regresi në arritjen e objektivave vendosur nga OKB-ja dhe sugjeron bashkëpunim global në përballje me pandeminë. Për ‘National Geographic’, Bill Gates sqaron sesi kombet mund dhe duhet të punojnë së bashku për të ndryshuar situatën dhe se, pse shpërndarja proporcionale e vaksinës në të gjithë botën do të shpëtojë jetën e qindra mijëra njerëzve.
Susan Goldberg

COVID ka vendosur barriera në përmbushjen e objektivave të zhvillimit të vendosura nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. Mendoj se raporti juaj vjeçar sqaron dhe pozicionon qartë situatën e krizës shëndetësore, që është bërë shkak i një krize edhe më të madhe ekonomike, krize në ushqime, krize në banim dhe strehim, si dhe një krize politike. Cilat nga rezultatet e raportit tuaj janë më kryesoret, apo më të rëndësishmet? Kur mendoni se do të duhet të filloni të flisni për to?

Bill Gates
Ashtu siç edhe ju përmendët, në shumicën e viteve ulja e nivelit të të kequshqyerit ulja e vdekjeve të fëmijëve ka rritur literalisht, mes një progresi gradual jetëgjatësinë dhe mirëqënien. Është e çuditshme sesi COVID-19 shpërndau në mënyrë të rrufeshme efekte kaq negative. Përpjekjet aktuale direkte lidhur me vrasjet e njerëzve në vendet e varfëra, është një pjesë e vogël krahasuar me dëmin që po shkakton pandemia. U vërejt mes kësaj pandemie se sistemi i shëndetësisë është i varfër i paorganizuar dhe me shumë defekte gjithashtu nuk po bëhen aq vaksina sa do të duhej, për të mbrojtur jetët e njerëzve. Malaria po shtrihet gjithandej dhe askush nuk po e ndal dot.

Medikamentet për sëmundjen HIV nuk po shpërndahen atje ku duhet. Afrikës do i shtohen vdekjet në mënyrë dramatike, më shumë nga efektet indirekte sesa nga efektet direkte. Për këtë shkak imperativa është që t’i japim fund pandemisë. Kjo na çon drejt një diskutimi që lidhet me vaksinat që është i vetmi instrument për të ndalur sëmundet dhe pandeminë në fjalë. Si dhe të ristrukturojmë sistemin e shëndetësisë duke u bërë fëmijëve edhe ato vaksina që nuk i kanë bërë. Edhe nëse bëjmë më të mirën e mundshme, vaksinojmë edhe popullatat në vendet e zhvilluara, sërish do të na duhen dy apo tre vite për t’iu kthyer situatës së fillimvitit 2020.

Susan Goldberg
Dhe gjithçka ka ndodhur në kohë rekord. Një nga elementët më të rëndësishëm të raportit ishte forma e shpërndarjes së vaksinës dhe sesa pikë kyçe është kjo për mbijetesën. Një model që e lexova nga ‘Northeastern University’, më ka shokuar, teksa thoshte se 33% e vdekjeve nga COVID-19 do të ishin shmangur nëse do të kishim vaksinën, të paktën në vendet e zhvilluara, fillimisht. Por 61% e vdekjeve do të ishte shmangur nëse vaksina do të ishte shpërndarë kudo, në proporcion me popullsinë e shteteve. Mund të na thoni diçka më tepër mbi këtë çështje?

Bill Gates
Po, ka vd*ekje kudo në rruzull. Tani, askush nuk thotë se shpëndarja algoritmike do të bazohet tërësisht në formë të barabartë. Do të ketë anësi, kryesisht për shtetet që financojnë fushën e kërkimit dhe zhvillimit të vaksinës. Por sërish na duhet një balancim, duhet të tregohemi shpirtgjerë për të blerë vaksinën për ato vende që nuk e kanë aftësinë dhe mundësinë e prodhimit të saj, apo blerjes, pasi nuk janë kërkuar dhe nuk janë nevojitur në të njëjtën kohë kaq shumë vaksina, gjë që për vendet e varfëra do të duhet ta mundësojnë vendet e pasura.

Susan Goldberg Mendoni se Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo shtete të tjera të pasuara nuk kujdesen për këtë qasje dhe do të pranojnë të mbajnë përgjegjësinë e më shumë vdekjeve në botë duke mos ndihmuar vendet në nevojë?
Bill Gates
Moto e Fondacionit është se ‘jetët e njerëzve kudo në botë kanë të njëjtën vlerë’. Ndihma për vendet e tjera duhet të jepet nga vendet e pasura, për të shpëtuar jetën e dhjetra milionë njerëzve, kujtoj këtu Fondin Global për sëmundjen HIV dhe Gavi. Kështu do të mund të vendosim pak barazi në botë…

Nëse nuk ndihmohen vendet e varfëra, ky do të jetë një gabim i dyfishtë, sepse jo vetëm do të sakrifikojmë jetën e disave, por teksa sëmundja do të jetë prezente përtej kufijve të Amerikës, një ditë padyshim do të hyjë edhe në Amerikë. Kështu pra, lidhur me krizën në shëndetësi, bota duhet të jetë e gjitha në unison dhe të bashkëpunojë. Edhe ato vende ku pandemia u përballua me sukses si Korea e Jugut apo Australia, do të kontribuojnë për të mos u riinfektuar dhe për të mos vazhduar pafund me masat mbrojtëse, që kanë për to një kosto të lartë ekonomike dhe financiare. Kështu që duhet të gjejmë një zgjidhje për të gjithë njerëzimin dhe nuk duhet të mbetemi egoistë, por të operojmë me zgjuarsi.

Susan Goldberg
Raporti thotë se nuk mund të zgjidhësh një problem global, me zgjidhje në nivel kombëtar. Pra, tingëllon tek mua se ju jeni të shqetësuar që kjo që dëshironi ndoshta nuk do të ndodhë, që nuk do të kemi pra një zgjidhje globale për krizën në fjalë, teksa raporti i kthehet kësaj çështjeje në mënyrë të përsëritur.

Bill Gates
Po, por deri për momentin Shtetet e Bashkuara janë ekzemplarë në financimin e kërkimit dhe zhvillimit të 6 vaksinave, që janë më të mundshmet për të përmbushur kriteret e aprovimit, ndoshta në fillimin e vitit 2021. Por kjo çështje mungon nga diskutimi i përditshëm, diskutim që do të duhej të ngrihej mbi kapacitetet për të blerë dhe për të shpërndarë vaksinën. Tani unë shpresoj: Kongresi historikisht ka qënë shumë pozitiv dhe i predispozuar lidhur me shëndetin në nivel global, shumë gjeneroz në çështje sëmundjesh, epidemish dhe pandemish, ndaj shpresoj që shumë shpejt do të marrë një vendim të tillë, pasi çdo muaj që kalon dhe pandemia është prezente, literalisht Amerikës i kushton triliona dollarë. Ndaj dhe miliardat që nevojiten për vaksinën janë e vetmja rrugëzgjidhje për t’i dhënë asaj fund.

Susan Goldberg
Një nga shifrat që më shqetësoi është rritja e varfërisë. Jemi në nivelin më të lartë të varfërisë në 20 vitet e fundit, sipas raportit tuaj. Mund të më thoni diçka për këtë?
Bill Gates
Nuk ka asnjë dyshim që në vendet e varfëra gjendja ka shkuar në ekstrem. Varfëria mendoj se do të shkojë deri atje sa njerëzit të mos kenë ushqim, në vendet e varfëra, pra këto vende janë duke kaluar në varfëri ekstreme…

Rreth viti 2030, objektivi i zhvillimit mendon t’i japë fund varfërisë ekstreme. Ky objektiv është thuajse arritur në vendet aziatike. Kontinenti më në vështirësi është Afrika, ku ka rritje të madhe të popullsisë, ndryshime të theksuara klimaterike që kanë dëmtuar prodhimin bujqësor dhe që kanë ulur të ardhurat. Ne shpresojmë që do të jemi dorëhapur për vendet e varfëra dhe do të përpiqemi të arrijmë në Afrikë atë që realizuam në Azi. Por edhe për 3 apo 4 vite shumë vende do të mbeten në varfëri ekstreme.

Susan Goldberg
Raporti juaj thuajse nuk kishte asnjë lajm të mirë. Por a shikoni ndonjë inivacion apo zhvilim lidhur me epideminë? Keni të përcaktuar ndonjë afat kohor kur do të hidheni në terren për ta luftuar?
Bill Gates
Amerika dhe vendet e zhvilluara duhet ta trajtojnë seriozisht pandeminë, si dhe duhet të stimulojnë vaksinimin, por paraprakisht diagnostikimin, ku mund të them se Amerika është më keq se çdo vend tjetër i zhvilluar. Ne do të maturojmë disa nga platformat e vaksinave, që nuk do të jenë vetëm vaksina për pandeminë, por edhe për Malarien, TB-në dhe HIV-in.

Jemi në kohë lu**fte, duhet të ecim me ritme të shpejta dhe të provojmë apo eksperimentojmë gjetje të reja. Do të ndryshojmë edhe stilin e jetesës tashmë: a mund të përdorim telemedicinën, a mund të përdorim edukimin online, a mund të shmangim udhëtimet e biznesit? Jemi sypahur dhe vigjilentë për t’i bërë këto të mundshme dhe po ecim me rezultatet e duhura, si dhe po progresojmë me ‘software’ për t’ja arritur, apo për të mundësuar sa më sipër.

Nuk ka vetëm negative pandemia, pandemia ka sjellë edhe gjëra pozitive, siç janë 6 vaksina, që po duken se janë në rrugën e duhur të zhvillimit të tyre, duke na bindur që janë të sigurta, efektuoze dhe që do të mund të jenë në treg fillimin e vitit të ardhshëm. Nëse kjo pandemi do të kishte ardhur 10 vjet më parë, teknologjia e asaj kohe nuk do të na kishte lejuar të punonim nga shtëpia. Si dhe platformat e vaksinës do të vononin shumë kohë, prodhimi i saj do të kërkonte shumë e shumë vite. Edhe me pak fat, përpjeket për të krijuar vaksinën, si dhe teknologjitë që përdorin tashmë kompanitë farmaceutike, do i japin një fund pandemisë mes vaksinimit.

Susan Goldberg
Mendoni se Amerika e ka marrë mësimin e saj nga pandemia? Dua të them që nëse ju e keni vaksinën gati, por asgjë nuk ndodh, asgjë nuk bëhet, asgjë nuk lëviz, si do të veproni më pas?
Bill Gates
Do të shkojmë në situatë post-mortum. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve kanë bërë disa gabime që prej fillimit. I lejuan gjërat të kalojnë në nivelin e vendimmarrjes politike, që nuk e ka eksperiencën, por edhe vullnetin për të pranuar gabimet e ka ‘zero’…

Mendoj se do e marrin mësimin, sidomos politika, për të lënë profesionistët të bëjnë punën e tyre. Ua kam thënë të gjithëve që në vitin 2015 se: “…nuk jemi gati për pandeminë që vjen…” – dhe kam frikë se pas 3 vitesh duhet të jemi gati për PANDEMINË TJETËR.
Susan Goldberg
Shpresoj të mos ketë tjetër pandemi. Por ju përgëzoj për optimizmin që keni.