Bill Gates paska ditur diçka: E kishte paralajmëruar koronavirusin në vitin 2015

Themeluesi i Koorporatës Microsoft, njëherësh edhe zhvillues i shumë programeve kompjuterike, Bill Gates, kishte paralajmëruar virusin Corona në një prezantim shkencor në fjalimet e njohura Ted Talk.

Ai këtë paralajmërim e kishte bërë në vitin 2015, kur kishte theksuar se është investuar shumë në teknologji armatimi ushtarak, dhe shumë pak në mbrojtje mikrobiologjike dhe virale.

“Katastrofa e ardhshme nuk do të duket si një shpërthim i bombës atomike, por si një mikro virus që do të shkatërrojë jetë”, kishte thënë Bill Gates gjatë prezentimimit me 2015.
Për më shumë, ndiqeni fjalimin e plotë të tij në videon e mëposhtme.