Bill Gates jep lajmin premtues për Vaksinën e Covid-19, Ja çfarë thotë ai

“Deri tani 115 vaksina të ndryshme kandidate janë në zhvillim dhe 8 deri në 10 prej tyre janë premtuese,” tha Gates.

Deri më sot fondacioni i tij ka dhënë 250 milionë dollarë për të luftuar koronavirusin.

Deri më sot fondacioni i tij ka dhënë 250 milionë dollarë për të luftuar koronavirusin.

Në një postim në blog ditën e Enjte ai foli për procesin e prodhimit dhe shpërndarjes së një vaksine. Ai shkruante se një vaksine i duhen 18 muaj për tu zhvilluar.

“Deri më 9 Prill 115 vaksina të ndryshme kandidate janë në zhvillim dhe 8 deri në 10 prej tyre janë premtuese,” tha Gates.

Sipas tij këto vaksina kanë qasje të ndryshme për të mbrojtur trupin nga Covid-19. Ato përmbajnë një version të dobët të patogjenit aq sa për të stimuluar një përgjigje imunitare nga trupi i njeriut.

Një sfidë më vete për zhvillimin e kësaj vaksine është shfaqja për herë të parë e Covid-19 pak muaj më parë. Por themeluesi i Microsoft mendon se rikthimi në normalitet është i pamundur pa një vaksinë.