Bill Gates i sigurt për suksesin e vaksinave anti-COVID, tregon muajin kur do të tregohen efikase

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, beson se “pothuajse të gjitha” vaksinat COVID-19 do të funksionojnë dhe atë mirë, tha ai në një intervistë.
Tashmë, vaksinat nga Pfizer dhe Moderna kanë treguar të jenë efektive në të dhënat e hershme të kompanisë, dhe Gates tha se ai pret që vaksinat nga AstraZeneca, Johnson & Johnson dhe Novavax të kenë sukses të ngjashëm së shpejti.

“Jam optimist se deri në shkurt, ka shumë të ngjarë që të gjitha do të tregohen shumë efikase dhe të sigurta”, tha ai.
Ai rekomandoi që amerikanët të mbajnë maska dhe të tregohen të zgjuar në lidhje me praktikat e shëndetit publik.
Bindja e njerëzve që të vaksinohen do të jetë një sfidë gjithashtu. Pjesa e logjistikës është “pak e hutuar” në ShBA., tha ai, por ai ishte optimist që këto çështje do të trajtohen.