Bilbao dhe Dublini tërhiqen nga Euro 2020!

“San Mames” i Bilbaos dhe “Dublin Arena” i Dublinit janë tërhequr nga grupi i 12 stadiumeve që do të mirëpresin finalet e kampionatit europian. Bilbao dhe Dublini nuk ja kanë dalë të sigurojnë të drejtën për të pasur tifozë në stadium dhe në këtë mënyrë kanë vendosur të mos vijojnë pjesmarrjen në “Euro 2020″.

UEFA nuk ka vonuar dhe ka zyrtarizuar menjëherë stadiumet që do të mirëpresin takimet e programuara fillimisht për në ” San Mames” dhe “Dublin Arena”. Në listë është futur “La Cartuja” i Sevillës , ndërsa “Wembley” dhe “Groupama Arena” i Shën Peterburgut do të shtojnë numrin e ndeshjeve që do të zhvillohen në këto impiante. 4 ndeshjet që ishin programuar për tu luajtur në Bilbao do të zhvillohen në “Estadio della Cartuja” në Sevilla, më konkretisht tri ndeshje të grupit E dhe një takim i 1/8-ve, në këtë stadium do të lejohen tifozë në masën 30% të kapacitetit.

Ndërkohë një çerekfinale e porgramuar në Dublin do të luhet në Wembley, teksa 3 ndeshjet të grupit E që duhej të zhvilloheshin pikërisht në Republikën e Irlandës do të spostohen në Shën Petersburg, po ashtu si një ndeshje e 1/8-ave. UEFA konfirmoi se “Allianz Arena” i Gjermanisë do të vijojë të jetë mes stadiumeve që do të mirëpresin Euro 2020 dhe do të pranohen minimumi 14.500 spektatorë për 4 ndeshjet që do të luhen në Mynih.