Bilanci i fundit: Mbi 30 mijë viktima nga koronavirusi në gjithë botën


Numri i viktimave në të gjithë botën si pasojë e koronavirusit i ka tejkaluar 30,000, duke shkuar ne 30,471. Ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar 658.672 dhe të shëruar 141.419.

Italia ka regjistruar numrin më të madh të vdekjeve, që deri tani ka kapur shifrën e 10.023 personave.

Ndërsa Spanja njoftoi sot se numri i përgjithshëm i vdekjeve kishte arritur në 5.982.

Në Evropë një numër të lartë viktimash ka edhe Franca, që deri tani ka raportuar 2.314 viktima.

Shtetet e Bashkuara janë tashmë epiqendra e pandemisë.

198 raste të reja me koronavirus janë shënuar vetëm ditën e sotme si dhe 8 viktima, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 2.229.

Në SHBA, regjistrohen 123,776 raste me COVID-19 duke tejkaluar Kinën e cila ka të regjistruar 81,439 raste, sipas të dhënave të publikuara nga universiteti “Johns Hopkins”.

Italia, epiqendra e virusit në Evropë ka mbi 93,000 raste të konfirmuara, ndërsa në rang botëror rezultojnë 664,564 persona të prekur nga virusi.

Sipas një deklarate të publikuar të shtunën nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes Presidenti Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv të premten që i jep Departamenteve të Mbrojtjes e atij të Sigurisë Kombëtare autoritetin për të aktivizuar komponentë rezervë të forcave të armatosura në mbështetje të masave mbarëkombëtare ndaj koronavirusit.