Ditë vrasjesh në masë mund të quhet 24 orëshi i fundit teksa prej koronavirusit të Wuhan kanë gjetur vdekjen 242 persona vetëm në provincën e Hubei, epiqendra e epidemisë në Kinë.
Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se numri i përgjithshëm i vdekjeve në provincë është përkeqësuar në 1369 kurse 15 000 rastet e reja të konstatuara e kanë çuar numrin total të të infektuarve në 60 335 kurse numri i të shëruarve është 3440.
Autoritetet kineze kanë sqaruar se shtimi i rasteve të prekur nga infeksioni lidhet me modifikimin e parametrave diagnostikues. Autoritetet shëndetësore të provincës epiqendër të shpërthimit të epidemisë thanë se kanë ndryshuar kriteret për konfirmimin e rasteve të infektimit, duke siguruar diskrecion më të madh për mjekët që të vendosin nëse një pacient është i infektuar, gjithashtu edhe për të lehtësuar qasje më të shpejtë në trajtim.
Por ndërkohë, disa ekspertë kanë shprehur shqetësime se shkalla e shpërthimit të epidemisë mund të jetë shumë më e madhe nga sa sugjerojnë të dhënat kineze, kryesisht për shkak të shqetësimeve për gabime të mundshme në diagnostikim.