Bilanc tragjik në SHBA, ja sa të vdekur gjatë 24 orëve të fundit

Përkeqësohet situata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga pandemia e Covid-19. Vetëm në 24 orët e fundit në të gjithë shtetin janë regjistruar 2108 vi ktima, duke e çuar në 18.693 numrin në total të të vd ekurve. Shifra që ngrenë alarm në popullatë, ndërsa SHBA bëhet shteti i dytë më më shumë vi ktima, pas Italisë me 18.849 viktima.

Nju Jorku, që është edhe shteti më i prekur, regjistroi 400 vi ktima vetëm në 24 orët e fundit duke shkuar në 7844 vd ekje në total. Presidenti Donald Trump paralajmëroi popullatën se në ditët e ardhshme pritet të ulet numri i të vd ekurve.

Autoritetet kanë parashikuar se nga kjo luftë do të ketë 100.000 vik tima, ndërkohë që numri pritet të bjerë në rreth 970 vi ktima në 24 orë deri më 1 Maj. Ditë kur anëtarët e administratës Trump kanë programuar si datë të mundshme për të filluar rihapjen e ekonomisë.

Ndërkohë, në Uashington po shqyrtojnë një fond për stafin mjekësor që është në vijën e parë të pandemisë. Propozimi i demokratëve bën thirrje për një tarifë prej 13 Dollarësh në orë mbi pagën që ata marrin. Nga kjo skemë do të përfitojnë infermierët, mjekët, nëpunësit e dyqaneve ushqimore dhe furnizuesit me mallra të dyqaneve që konsiderohen thelbësorë në mesin e kësaj pandemie shëndetësore.