Bilalli: Kërkesa e BDI-së për kryeministër shqiptar është gënjeshtër dhe përgatitje për opozitë

Analisti politik dhe profesori Mersel Bilalli në “Utrinski Brifing” në “Sllobodna TV” ka folur për propozimin e fundit të BDI-së që kryeministri i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut të jetë shqiptar.

“Kërkesa e BDI-së që të shkohet me propozim për kryeministër etnik shqiptar dhe ajo të vendoset si ndonjë kusht i faktorit politik shqiptar në Maqedoni është temë e cila nuk duhet të trajtohet deri në fund. Është joserioze dhe tërësisht e ulët. Jashtë çdo logjike dhe është madje edhe për ata që e kanë hapur, me njohuri të shkurtër të gjendjeve. Madje edhe te ata ai “mall” nuk shitet. Njerëzit mendojnë më ndryshe, fëmijët e tyre këtu të mbeten, dhe jo përralla nëse kryeministri do të jetë shqiptar ose maqedonas. As në Afrikë e as në Azi nuk ekziston parti politike ku orientin kryesor e kanë atë. Cili është thelbi në atë?”, thotë Bilalli.

Sipas tij, kjo mund të shkaktoj kundërefekt për shkak të nënvlerësimit të inteligjencës së njerëzve.

“Të lëshohej kjo çështje përpara 6-7 viteve ndoshta do të kishte ndonjë efekt. Tani jam i sigurt se jo vetëm që nuk ka efekt, por përkundrazi ka kundërefekt. Njerëzit janë të vetëdijshëm se kjo është gënjeshtër dhe se nuk ka asgjë nga ajo. Të gjithë e dinë se kryeministrin e zgjedh shumica. Dhe që të ketë qeveri stabile atë e zgjedh partia më e madhe. Mundet marrëveshje më ndryshe, por ajo është çështje e marrëveshjes, dhe jo prej përpara të përgatitet platformë. Vlerësoj se kjo është përgatitje e terrenit që BDI të arsyetohet se përfundimisht do të jetë opozitë”, shprehet Bilalli.

Sipas tij, në zgjedhje mund të ketë befasi, veçmas te blloku shqiptar.

“Mendoj se do të ketë ndryshime të mëdha, por të presim. Mendoj se të gjithë partitë politike duhet të kthehen në fushatën e 98-tës ku Tupurkovski doli me program se si do të investohet në të ardhmen. Me diskreditime të cilat shpesh nuk kanë epilog njerëzit nuk provokohen. Vlerësoj se partitë do të rikujtohen se janë të nevojshme oferta konkrete ose rëndë do të dalin në zgjedhje”, deklaroi profesori.

Ndryshe, partia Bashkimi Demokratik për Integrim me rastin e 18 vjetorit të themelimit, shpaloi idenë e liderit të saj, Ali Ahmeti që kryeministri i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut të jetë shqiptar./Portalb