Bilall Kasami në takim me Peter Vanhoutte! Ja për çfarë biseduan!


Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami ka realizuar një takim me Petter Vanhputte – ish ndërmjetësues i BE-së për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoninë e Veriut.

Kasami ka shkruar:

Realizova takim me Peter Vanhoutte – ish ndërmjetësues i BE-së për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoninë e Veriut. Në një atmosferë shumë konstruktive dhe miqësore, u ngritën çështjet për thellimin e bashkëpunimit tonë me vendet e Bashkimit Evropian.

Temë tjetër e diskutimit ishin edhe çështje tjera të rëndësishme, siç janë rëndësia e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, nevojës së Tetovës për themelimin e policisë komunale duke implementuar përvoja nga vendet e BE-së. Gjithashtu, vend të rëndësishëm në këtë takim ishte bashkëbisedimi për gjendjen aktuale politike në vend dhe vazhdimësia e ndjekjes së rrugës drejt integrimit të plotë të vendit në Bashkimin Evropian.