Kryetari i komunës Tetovës, Bilall Kasami në një konferencë për shtyp ka shpalosur aferë milionëshe që është krijuar nga ish udhëheqësia e kaluar. Kryetari komunës Kasami për këtë aferë ka parashtruar edhe padi penale. Sipas kryetarit të komunës vetëm në një lëndë ku vlera e ekspropejimit ka qenë 3 milion denar dhe vlera e kamatës për këtë shumë është 65 milion denar, lëndë e cila daton që nga vitet e 80-ta, e cila është riaktivizuar në vitin 2015, për të cilën të gjitha vendimet gjyqësore kanë qenë pozitive, dyshohet se udhëheqësia e kaluar qëllimisht nuk e ka ankimuar vendimin për të cilin sot e kësaj dite Komuna e Tetovës paguan kamatë dhe kjo dëmton jo vetëm buxhetin e Komunës, por dëmton edhe qytetarët.
“Ne sot kemi thirr konferencë për media që ta informojmë opinionin se ne si komunë kemi ngritur padi penale ndaj ish kryetares së Komunës dhe një zyrtare të afërt të saj, ndaj një gjykatësi dhe një avokati nën dyshimin se kanë keqpërdorur autoritetin dhe pozitën zyrtare duke dëmtuar buxhetin e Komunës së Tetovës, në vlerë prej 68 milion denar për të cilën lëndë ne që nga marrja e mandatit vetëm për kamatë ne kemi paguar mbi 29 milion denar, përafërsisht gjysmë milion euro.
Lënda me Nr. P47/20 për të cilën bëhet fjalë ka të bëjë me një pronë ekspropeimi i të cilës është bërë shumë më herët dhe vlera ka qenë afër 40 mijë euro. Ish drejtuesit nuk kanë reaguar në kohë dhe nuk kanë parashtruar asnjë ankesë apo të bëjnë marrëveshje me palën që të mos dëmtohet buxheti i komunës së Tetovës, me të vetmin qëllim për te përfituar nga pazaret e mundshme që kanë mundur të bëjnë me palën.”, ka thënë Kasami.
Sipas tij, qytetarët kanë të drejt të dinë se pse xhirollogaria e Komunës së Tetovës është e bllokuar dhe kjo pengon funksionimin normal të pushtetit lokal./Pa Censure