Bilall Kasami uron Bajramin

Pas një muaji agjërim, pas një muaji të devotshmërisë, sot festojmë Fitër Bajramin, këtë festë të madhe, këtë festë të solidaritetit dhe gëzimit të përbashkët ku secili nga ne ndjen afërsinë njerëzore, ndjen jetën e përbashkët përmes vizitave në familje, por edhe afirmitetin me gjithë të tjerët.

Të nderuar qytetarë,
Ju uroj nga zemra festën e Fitër Bajramit, me dêshirën më të madhe për të pasur shëndet, për të qenë solidar dhe për të vazhduar bashkërisht me punë të mira. Fitër Bajrami ofron gëzim në zemrat tona, ofron ndjenjën më të bukur të solidaritetit mes njerëzve, paqes dhe begatisë shpirtërore e njerëzore.

Festat na bëjnë të jemi më afër njëri-tjetrit.
E gëzofshi Fitër Bajramin, festën e madhe të solidaritetit!