Bilall Kasami qëndron pranë fëmijëve për festat e fundvitit!

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami ka vizituar fëmijët e shkollave dhe çerdheve duke iu dhuruar dhurata për festat e fundvitit. Fëmijët ishin ata që mbetën më të kënaqurit e kësaj vizite të kryetarit Kasami.

Këtë lajm ka ndarë vetë kryetari në fejsbuk duke u shprehur: “Të gëzosh një fëmijë💁 është një ndjenjë sublime që të mbushë zemrën❤ dhe shpirtin plot. Fëmijët, janë dhurata dhe kapitali më i çmueshëm.
Gjatë shpërndarjes së dhuratave për festat e fundvitit për fëmijët në çerdhet dhe shkollat tona! 👩‍🏫🏫” përcjell Pa Censurë.