Bilall Kasami pyet Ali Ahmetin: Ku ishe kur u vranë komandantët Teli, Hoxha, e Shqiponja?!

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, në tubimin qëndror të VLEN, në shehin e shkipit, i ka dërguar një sërë pyetjesh kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti për vrasjet ndaj shqiptatëve.

“Ali, kur dëshiron të shitesh patriot po të pyes hapur: Përse nuk e kërcënove shefin tënd, Nikolla Gruevskin kur u vra komandanti i UÇK-së Harun Aliu?
Ali Soravia, përse nuk e kërcënove shefin tënd Nikolla Gruevskin kur u montua rasti Monstra?
Ali Kazinoja, përse nuk e kërcënove shefin tënd Nikolla Gruevskin kur ndodhi rasti i Kumanovës?
Ali tradhtia, përse nuk e kërcënove shefin tënd Nikolla Gruevskin kur shqiptarët rriheshin çdo ditë nëpër Shkup?
Ku ishe fshehur atëherë Ali tenderi, dhe pse shfaqesh tani kur të rrezikohet Sovaria, Eurovia dhe Llotarija.
Kam edhe një pyetje që e parashotrojnë gjithë shqiptarët për dy dekada: Ali ku ishe kur u vra komandant Teli dhe ju bë atentati komandant Hoxhës?
Bëhu burr, e dil përgjigju o Ali Ahmeti!” ka deklaruar Kasami.

Ai ka shtuar se, zullumi po shkon dhe ëndrra e shqiptarëve po realizohet.

“Po ju them me plot bundje se, Zullumit po i vjen fundi, ndërsa ne, duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi e ta realizojmë ëndrrën e çdo shqiptari, që në vendin tonë të ketë drejtësi. Ta heqim nga pushteti, mendësinë e kalbur e ta sjellim të shëndoshën. Ti heqim të korruptuarit e t’i sjellim të pastërtit. T’i shporrim gënjeshtarët e t’i promovojmë të sinqertit. Të zhdukim të vjetrën ta sjellim të renë”, ka deklaruar lideri u Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

Ai ks ftuar që më 24 prill qytetarët shqiptarë do të fitojnë duke votuar për kandidatin e VLEN për president, dr. Aben Taravari si president që mbështetet nga Albin Kurti e nga shqiptarët, e jo nga Rusia e Serbia.