Bilall Kasami: Përhajr Artan

Pas shpalljes së përditësuar të Liftës së Zezë amerikane nga DASH-i, pjesë e së cilës është edhe ish zv/kryeministri Artan Grubi, njëri nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami në mënyrë ironike e ka uruar Grubin.

Sot u vulos edhe nga partnerët tanë strategjik se shumë funksionarë të BDI-së janë të zhytur në korrupsion. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shpallën Artan Grubin person non-grata. Kjo edhe një dëshmi që kemi thënë vazhdimisht se BDI po bën show për të shpëtuar veten e tyre në çdo rast, edhe së fundi me tendat ata po mundohen të mbulojnë korrupsionin dhe aspak nuk ju bëhet vonë për gjuhën shqipe!

Tani, a do bëjnë roje nate para Ambasadës së Amerikës në Shkup?

Përhajr Artan!