Bilall Kasami paralajmëron front opozitar!

Kreu i Besës, Bilall Kasami në emisionin Click Plus ka paralajmëruar një front të gjërë opozitar.

“Komunitetet tjera janë të interesuara dhe ne e kemi vendosur urën e komunikimit me gjitha forcat opozitare shqiptare, por jemi të gatshëm t`iu shtrijmë dorën e bashkëpunimit edhe komuniteteve të tjera më të vogla”, tha Kasami.

Ai tha se po bisedohet me të gjitha komunitetet që jetojnë në Maqedoni.

“Komuniteti romë, komuniteti turk nuk janë aspak të përfaqësuar dhe janë të shkelur, andaj ne jemi në bashkëpunim dhe zhvillojmë bisedime edhe me ta për bashkëpunim në të ardshmen”, tha Kasami.