Bilall Kasami njofton se Komuna e Tetovës është pjese e grantit prej 10.000.000€

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami kannjoftuar:

Sot, realizova takim me përfaqësuesit e UNOPS. Komuna e Tetovës falë projektit “EU FOR CLEAN AIR” është pjesë prëfituese e grantit prej 10.000.000€ (10 milion euro) për stacionimin e filtrave të ajrit të ndarë për katër komuna edhe atë: Tetova, Manastiri, Shkupi dhe Kumanova. Ky projekt, që është i mbështetur nga Bashkimi Evropian përmes UNOPS dhe IPA fondeve do t’i shërbejë qytetit tonë për ajër të pastër dhe ambient të sigurt e cilësorë.

Tetova rrëzë Malit Sharr, meriton ajër cilësor dhe të pastër. Për qytetin tonë. Për qytetarët tanë.