Bilall Kasami ngushëllon familjen e Rafi Halilit


Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka ngushlluar familjen Halili për ndarjen nga jeta të veprimtarit kombëtar Rafi Halilit

“Me rastin e humbjes së parakohshme të Rafi Halilit, veprimtarit të madh të kauzës kombëtare i shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes dhe gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë. Vepra e bacit Rafi Halili mbetet monument i kombit shqiptar. Ndërsa Çarshia e Epërme lagja ku bashkë jetuan do e ndiej mungesën e frymimit të tij. I përjetshëm kujtimi për Rafi Halilin.
Lamtumirë hero!” ka shkruar Kasami