Bilall Kasami në takim me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot ka pasur një takim me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, njofton Pa Censurë. Kasami tha se ishte nder dhe kënaqësi që të takojë presidentin Begaj, ku si fillim Kasami e uroi për postin e ri si President dhe punë të mbarë me shumë suksese.

Kasami tha se gjatë takimit biseduan rreth temave të ndryshme, si në nivel lokal poashtu edhe në nivel nacional. Gjithashtu biseduan edhe për pozitën e shtetit shqiptar në procesin integrues të Maqedonisë së Veriut, ku Shqipëria gjithmonë ka luajtur rol konstruktiv për stabilitetin rajonal dhe sigurinë në Ballkanin Perendimor./Pa Censurë
Postimi i plotë i Kasamit: