Bilall Kasami në shesh, jep ndihma për Turqinë dhe Sirinë

Bilall Kasami sot donoi mjete financiare për ndihmë ndaj Turqisë dhe Sirisë:

Banorët e prekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri presin me shpresë se bota do ju dal në ndihmë, prandaj le të ndihmojmë gjithsecili me aq sa kemi mundësi. Sot, në pikën grumbulluese në sheshin “Iliria”, dhurova mjete financiare për Turqinë dhe Sirinë. Ndihma jonë është shpresë dhe jetë për ta, së bashku të gjendemi pranë tyre përmes veprave tona.

Ndryshe, pikat grumbulluese janë funksionale nga sot e deri më 21.02.2023, me fillim nga ora 10:00, deri ora 18:00. Qytetarët e interesuar në këto pika me këtë orar mund të ndihmojnë sipas mundësisë.

Tetova është me banorët e Turqisë dhe Sirisë!