Bilall Kasami ndan mirënjohje edhe për veprimtarin e shquar Rafi Halilin


Sot me rastin e ditës së komunës së Tetovës i pari i Tetovës ka ndarë shumë mirënjohje për qytetarët e kësaj komune, shkruan Pa Censurë. Kasami ka ndarë mirënjohje edhe për Rafi Halilin, tashmë i ndjerë. Mirënjohjen për të e mori gruaja e tij.

Kujtojmë se Rafi halili ishte veprimtari i çështjes kombëtare. Ai ka lënë pas vetes shembullin e një atdhetari të përkushtuar që çdoherë iu përgjigj kauzës së drejtë për liri e barazi të popullit të tij nga demonstratat e vitit 1968 në Kosovë e deri në kërkesën legjitime për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut nën petkun e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Për më shumë mund të shikoni videon ku jep intervistë Rafi Halili dhe bashkëshortja e tij: