Bilall Kasami me marsh ne rrugët e Tetovës

Marshi i Fitores i paraparë që të bëhej në trotoarin e bulevardit qendror të Tetovës është shëndrruar në një Marsh të vërtetë. Qindra Tetovarë i janë bashkangjitur Kasamit, të shoqëruar edhe nga kandidati i ASH-së për Tetovën Vullnet Murseli. Edhe pse ishte e paraparë që marshi të realizohej në trotoar nga rrethi në Bllok 82 deri në Qendër, për shkak të masës së njerëzve janë detyruar që marshin ta orientojnë në rrugë,sepse ka qenë e pamundur të kaloet në trotoar.
Qindra tetovarë i janë bashkangjitur Marshit për fitore të Bilall Kasamit, duke shprehur përkrahjen për kandidaturën e tij.