Bilall Kasami “Mожемe”

Koalicioni multietnik “можемe” si asnjëherë më parë dhe akoma i hershëm për shkak të kontradiktave të mëdha midis shqiptarëve dhe maqedonasve i kulmuar së fundmi edhe me shkarkimin e një drejtori shqiptar dhe zëvendësimin e tij me një Aleksandër, po funksionon në mënyrë të ” përkryer” por nën diktatin e Zoran Zaevit informon TetovaSot.

Në fakt koalicioni multietnik po del qartazi dhe po demaskohet se është një i tillë më shumë për interesa politike dhe kombëtare ,por maqedonase duke krijuar një imazh të rrejshëm se demokracia po funksionon në këtë ” parajsë” politike ku shoqëritë janë të ” barabarta” .Për të shkuar akoma më larg është një koalicion votash që shkojnë në favor të humbësit Zaev, që shfrytëzoi ” xhokerin” para tre vitesh dhe tashmë për herë të dytë do që të futet në hapësirat shqiptare dhe të sillet rreth votave të këtyre të fundit , me një maskim tjetër dhe për të shpëtuar edhe njëherë nga humbja e tij kundrejt VMRO-së.

Koalicioni “можемe” i Zaevit dhe Kasamit është një binom, ku qëllimin prej tani e ka që shqiptarët i shohin si vota e jo si qytetarë .Kur Kasami subjekti i të cilit mban emrin e madh të Besës ,këtij vyrtyti të lartë shqiptar thotë” можемe” paramendoni nesër kur të merr pushtetin e mundshëm se cfarë do ndodhë në fakt duke e ditur politikën prej dinaki të Zoran Zaevit ,këtij mosmirënjohësi politik që erdhi nga politika perriferike e Strumicës dhe u bë kreu i institucionit më të lartë shtetërorë pra kreu i Qeverisë dhe që pikërisht ideja e BDI-së për kryeministrin shqiptar, atë e cveshi politikisht dhe e zbuloi se cfarë fshihet në brendinë e tij përcjellë TetovaSot .
Zaev po dominon mbi Besën që e humbi frontin të jenë opozitarizmi i vërtetë shqiptarë duke rrëshqitur thellë në pabesinë politike maqedonase përmes një ortakërie me maqedonasit që në dioptrinë e tyre i shohin shqiptarët për vota dhe më pas nënshtrim.
Bilall Kasami i Besës me можемe duket se para kohe po kapitulon përpara politikës dredharake të LSDM-së që ka luajtur një rol perfekt edhe në përcarjen e subjekteve shqiptare në këto tre vite duke i mashtruar me pak pushtet por duke i shfrytëzuar ato në emër të ” multietnicitetit dhe evropianizimit të shtetit” .TetovaSot