Bilall Kasami kujton veprimtarin Beqir Limani: “Beqir Limani është emër që shënon histori, është emër me të cilin identifikohet lëvizja kombëtare shqiptare”

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot ka përkujtuar veprimtarin, dëshmorin Beqir Limani duke bërë homazhe tek varri i tij. Ai ka thënë se Limani është emër që shënon histori, emër me të cilin identifikohet lëvizja kombëtare shqiptare. Beqir Limani e vendoi jetën e tij në shërbim të çlirimit kombëtar, në shërbim të idealeve të lirisë, me të cilat ai ishte brumosur gjatë gjithë veprimtarisë së tij në Kërçovë dhe më gjerë në gjithë hapësirat shqiptare, shtoi Kasami.

Një nga porositë e shumta të Beqir Limanit ishte “Unë kam dhënë aq sa kam pasur mundësi për veprimtarinë, ndërsa për lirinë jam i gatshëm të jap edhe jetën”.
Postimi i plotë i Kasamit: