Bilall Kasami: “Kujdesemi për qytetarët tanë!”


Bilall Kasami: Kujdesemi për qytetarët tanë!
Pas reshjeve të mëdha të shiut dhe motit të përkeqësuar në vendin tonë, shumë rrugë në Malësinë e Sharrit u bllokuan. Intervenimi jonë ka qenë i menjëhershëm ku punonjësit e NPK-së dhe Njësitit të Zjarrfikësve kanë reaguar për tu ofruar qarkullim të lirë qytetarëve.

Rruga Shipkovicë-Brodec, tek ura e re momentalisht është duke u punuar me intezitet të lartë për tu pastruar nga rëshqitjet e dheut. Fatkeqësisht ura e re e cila u lëshua në përdorim nga udhëheqësia e kaluar duke mos përmbushur asnjë kriter, nuk ka arritur tu bëj ballë rreshjeve të shiut!

Edhe nëpër rrugët e qytetit kemi arritur në kohë të ofrojmë lëvizje të lirë për qytetarët, duke pasur parasysh intezitetin e rreshjeve të shiut dhe vështirësive me të cilat jemi perballur!
Kujdesemi për qytetarët tanë! Kujtojmë opinionin se Teuta Arifi e la komunën e Tetovës me 24 milion euro borxh, gjë që e vështirësoj edhe më shumë jetën e qytetarëve tetovar.