Bilall Kasami komenton zgjedhjet në Kosovë

Zgjedhjet në Kosovë i ka komentuar edhe lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami. Nuk ka uruar asnjë lider partie, por ka vlerësuar se, “populli i Kosovës sot shkroi një faqe të bukur të historisë së demokracisë”.

“Populli i Kosovës sot shkroi një faqe të bukur të historisë së demokracisë, me çfarë konfirmoi edhe një herë traditën pluraliste. Fundi gjithmonë zbukuron veprën, ndërsa rezultati do të zbukuroj edhe më shumë këtë ditë feste të Republikës së Kosovës!”, shkroi Kasami për zgjedhjet në Kosovë.