Bilall Kasami fton ASH-në dhe “Grupin e Zjarrit” ti bashkohen frontit opozitar

Bilall Kasami:
Dje u hodh hapi i parë i bashkëpunimit dhe unifikimit të opozitës shqiptare. Si kryetar i Lëvizjes BESA i shtriva dorën e bashkëpunimit Afrim Gashit dhe pas shkëputjes përfundimtare të fraksionit të BDI-së do të shtrijë dorën e bashkëpunimit unifikues edhe atyre. I bëj ftesë korrekte dhe të sinqertë grupit parlamentar dhe gjithë anëtarësisë së ASH-së me orientim opozitar që t’i bashkëngjitet frontit opozitar, sepse ata gjithmonë kanë qenë për ndryshim në kampin politik shqiptar dhe për ta rrëzuar BDI-në.

Ftoj gjithashtu gjithë spektrin opozitar, figurat publike, diasporën shqiptare dhe aktorët tjerë të shoqërisë shqiptare t’i bashkohen kētij fronti në mënyrë që votuesi shqiptar në zgjedhjet e ardhshme të ketë adresë të saktë për procesin e ndryshimit, rotacionin politik te shqiptarët, për një epokë të re shprese. Hapi i parë drejt bashkëpunimit dhe unifikimit është bërë. Të punojmë gjithë së bashku për fitoren në zgjedhjet e ardhshme, për fitoren e shqiptarëve.