Bilall Kasami bën përurimin e rrugës “Strasho Pinxhur”: “Edhе një ëndërr e Tetovarëve u bë realitet!”

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami përmes një postimi me disa fotografi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se është lëshuar për qarkullim rruga “Strasho Pinxhur” në Tetovë, informon Pa Censurë.

Me një koktej rasti të organizuar nga vet banorët, mbrëmë edhe zyrtarisht u lëshua në përdorim rruga 📍”Strasho Pinxhur”, rrugë kjo që përfshin të gjitha kriteret e nevojshme, ka shkruar Kasami në njoftim.
Ai tha se ndryshimi vetëm se ka filluar dhe se nuk do të ndalemi së punuari derisa të bëhet çdo rrugë e Tetovës me pamje evropiane.
Ta gëzojnë banorët dhe të gjithë qytetarët e Tetovës, ka shkruar Kasami më tutje./Pa Censurë/
Postimi i plotë i Kasamit: