Bilall Kasami: “Banorëve të Saraqinës do t’ua kthejmë krenarinë”


Kandidati për krytar të komunës së Tetovës Bilall Kasami, gjatë ditës së sotme zhvilloi takim me banorët e Saraqinës. Nga atje Kasami premtoi rimëkëmbje të këtij fshati duke theksuar se në qeverisjen e deritanishme është lënë pas dore.

“Në qeverisjen e deritanishme Saraqina është lënë pas dore. Pas 17 tetorit banorëve të këtij vendi do t’ua kthejmë krenarinë e të qenurit pjesë e komunës së Tetovës”, ka thënë Kasami.