BIK-u tregon se si do të falet namazi i Kurban Bajramit

Bashkësia Islame e Kosovës ka marrë vendim që namazi i Bajramit të falet me kapacitetet e plota në xhami.
Falja e namazit të Kurban Bajramit do të bëhet në orën 05:51.
Ligjërata e Kurban-Bajramit nuk do të zgjasë më shumë se 10 minuta.

Nga BIK-u kanë kërkuar që të shmanget organizimi i ceremonisë së faljes së namazit në ambientet publike si sheshet e stadiumet.
“Do të falet namazi i sabahut dhe namazi i Kurban Bajramit në të gjitha xhamitë në territorin e Republikës së Kosovës, duke i respektuar me përpikëri masat anticovid të marra nga Bashkësia Islame e Kosovës, në përputhje të plotë me masat e Qeverisë së Kosovës, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës”, thuhet në vendimin e marrë.