BIK në Drenas për përleshjen ku u përfshi Osman Musliu: Veprimet e tilla të hoxhës janë të shpeshta

Këshilli i Bashkësisë Islame në Drenas ka mbajtur mbledhje ku është diskutuar përleshja në mes të sekretari të BIK-ut, Eset Bajraktarit dhe hoxhës Osman Musliu. Nëpërmjet një reagimi, Këshilli e dënon sulmin ndaj Bajraktarit nga ana e Musliut, ku thuhet po ashtu se veprimet e tilla të Osman Musliut, janë të shpeshta.

Reagimi i plotë:
Reagim nga Këshilli i Bashkësisë Islame – DRENAS!
Këshilli i Bashkësisë Islame – Drenas pas mbledhjes së mbajtur më datë 25.11.2020, sqaron opinionin e gjërë lidhur me incidentin e ndodhur më datë 24.11.2020 rreth orës 14:30 në zyret e KBI-Drenas rreth sulmit që i është bërë sektretarit të KBI-Drenas, nga Imami i xhamisë në Drenas Osman Musliu.

Këshilli i Bashkësisë Islame në Drenas sqaron opinionin e gjerë lidhur me rastin në fjalë ku Imami Osman Musliu kishte ardhur në objektin e KBI-Drenas dhe ka sulmuar pa asnjë arsye të vetme sekretarin e Këshillit në koridorin e Këshillit. Këshilli i Bashkësisë Islame e dënon sulmin e Imamit të Xhamisë së Drenasit Osman Musliut ndaj sekretarit të Këshillit të Bashkësisë Islame në Drenas.

Veprimet e tilla të Imamit në fjalë janë shumë të shpeshta ndaj imamëve dhe zyrtarëve të Këshillit, për këto veprime destruktive dhe krejtësisht të ulta, kemi reaguar edhe më herët në institucinin e Bashkësisë Islame të Kosovës si dhe në Policinë e Kosovës në Drenas të dokumentuara edhe me shkresa zyrtare. Këshilli i Bashkësisë Islame në Drenas kërkon nga organet e Bashkësisë Islame të Kosovës që të merren masat diciplinore ndaj Imamit në fjalë.

Gjithashtu Këshilli kërkon nga organet kompetente të Drejtësisë që të veprojnë shpejtë dhe konform ligjeve dhe dispozitave në fuqi. Këshilli i Bashkësisë Islame në Drenas shpreh indinjatën e thellë për veprime të tilla, sepse kjo nuk është hera e parë qe imami në fjalë pengon dhe sulmon zyrtarët e këtij institucioni. Imami në fjalë ka edhe denoncime të tjera nga po i njëjti institucion dhe që të gjitha janë të njohura për organet kompetente te Drejtësisë dhe për opinionin e gjerë. Këshilli i Bashkësis Islame – DRENAS 25.11.2020