Urim Salihu
Bija ime…
Bija ime Griselda! Vitin që vjen ti duhet të zësh një vend në një klasë dhe për herë të parë t’a kesh ndjesinë e një nxënëse të ciklit të mesëm. E një fëmije që nis një jetë ndryshe. Një jetë të re.Por unë nuk mund të të them me siguri se do mund t’ia dalësh. Bija ime e shtrenjtë , ato njohuri që ti do marrësh në atë shkollë të bekuar, nuk kanë për të të shërbyer. Pas disa vitesh kjo rrugë ka për të të bërë të varfër. Unë besova se kjo ishte rruga e jetës. Humba vitet më të shtrenjta dhe tani e sheh se ku jam. Midis rrënojash. Ka shumë si unë, që mëngjesin e presin me ankthin më të madh.
Dita e varfër nuk ka të sosur. Bija ime, që një ditë do marrësh një diplomë, ke për të lutur rrugacë të të punësojnë dhe unë nuk kam si të ta shpjegoj këtë tani sepse ti do të të duket sikur të tregoj një përrallë me Piter Panin. Dua me gjithë forcën e shpurtit që herët të zgjedhësh rrugën e fatit. Jo këtë rrugë të shkollimit, këtij iluminizmi fallso.
Shkollat, bija ime janë rrënuar nga politika. Je akoma e vogël dhe unë nuk dij si të ta shpjegoj. Ti do humbësh kohën tënde të shtrenjtë siç humbëm ne për të arritur atje ku do mbështetesh për muri. Vetëm sepse do t’u thuash të tjerëve se ke një diplomë, kjo nuk ndryshon asgjë .
Nëse Zoti të jep jetë, do ta arrish edhe atë çast ” magjik” , por ç’farë do bëhet më pas?!. Sa njerëz të ditur dhe të mirë kanë futur diplomat e tyre dhe i kanë mbyllur në sirtarë. Presin me vite një punë fatin e të cilëve e përcaktojnë disa njerëz me dosje, disa njerëz që vulosin fundin e njerëzve të ditur dhe të mirë.
Dhe t’i do të shkosh te ata për ti lutur kurse ata kurrë nuk bënë një ditë shkollë bija ime e dashur. Edhe kur ishin ose iknin, ose thenin cfarë të mundnin ose rriheshin korridoreve. Fituan secilën ditë , ty humbe, ne humbëm. Por dua të të them se është një rrugëtim i kotë. Shumë njerëz të mrekullueshëm që kanë ndjekur këtë rrugë të ndershme , ndjehen të persekutuar. Bija ime! Nuk është problemi të t’a blej një çantë, por të të them se librat , njohuritë që do marrësh, nderi, respekti, nuk kanë për të të kryer ndonjë punë.Je e vogël dhe nuk e dij a do më kuptosh kur të të them se sa shumë vjedhës, sa abuzues me pushtetin janë të lirë.Kanë bërë pallate, jetë luksi, cdo gjë. Mos mendo se i bënë në mënyrë të ndershme.
Shumë prej tyre i morrën diplomat në mënyrë ordinere. Ata nuk u shkolluan kurrë. Tani si të të them të marrësh përsipër një rrezik kaq të madh.