Big Mama rrëfen historinë e saj të trishtë: U mb*yta në lum me shokun e ngushtë, ai vd*iq, mua më rikthyen në jetë me elektroshok

Big Mama është banorja më e fundit e cila iu bashkua shtëpisë së Big Brother.
Gjatë një diskutimi me banorët këngëtarja nga Tetova nga ndarë me ta një ngjarje tragjike që e ka përjetuar.

Bigi ka treguar që ishte mbytur në ujë bashkë me një shok të saj, i cili fatëkeqësisht kishte vdekur, kurse atë e kishin rikthyer në jetë me elektroshok.

“Jam mbytë me shokun, dhe shoku ka ndërruar jetë. Edhe unë kam vdekë, më kanë kthye me elektroshok”, deklaroi Big Mama.
Kujtojmë që Big Mama sëbashku me banorët e tjerë është në televotimin e hapur nga dita e martë gjatë spektaklit.