Big Mama ia thotë pa ndrojtje vëllait të Einxhellit: Kam frikë që po ma rrah ditë e natë

Mbrëmë në “Fan Club” përveç diskutimeve, ka pasur edhe momente shumë të bukura.

Në programin e sotëm ndodhi takimi i shumëpritur mes vëllait të Einxhelit dhe DJ Dagz-it.

Shkak për këtë u bë këngëtarja e njohur, Big Mama, e cila e qeshur dhe me energjinë e saj, ka arritur t’i bëjë të dy bashkë, teksa shprehet për Dagz-in:
“Djalin e kemi shumë të mirë”.

Kujtojmë se historia e DJ Dagz-it dhe moderatores, Einxhel Shkira ka nisur brenda në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”.

Dyshja përveç bisedave që kishin për vazhdimësinë e programit, marrëdhënien e tyre ata kaluan edhe momente intime së bashku.

Duket se edhe kur të takohen jashtë marrëdhënia e tyre ka për të vajtur po aq mirë sa brenda shtëpisë.