Big Mama: “Hera e parë në 23 vite karriere që nderohet puna ime si artiste nga kryetari i Komunës së Tetovës”

Dita e Komunës së Tetovës është shënjuar me shumë aktivitete për të kremtuar këtë datë!

Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami ka nderuar të gjithë veprimtarët e qytetit të Tetovës të cilët ndër vite kanë dhënë kontributin e tyre për t’i shtuar vlera qytetit shkruan Pa Censurë.

Një ndër artistet me karrierë 23 vjeçare dhe me një bagazh të begatë artistik është edhe Big Mama e cila sot u nderua nga Kasami!

Big Mama nuk ka hezituar që të tregojë falemndeimin e saj ndaj vlerësimit të punës ku shkruan: “Është hera e parë gjatë karrierës time 23 vjeçare jam e ftuar dhe ndjehem e nderuar nga Kryetari i gytetit ku kam lindur, jam rritur dhe mendoj s’e kam dhene kontributin tim te pakursyer ne fushën e artit dhe kultures…Jam shum falemenderuese qe me e nderuat me këte mirënjohje Bilall Kasami” ka shkruar mes tjetash Big Mama