Big Brother VIP: Banorët natën pinë alkool si të çmendur, e ditën bien në sexhde

Ka ndodhur shpesh që banorët brenda shtëpisë së Big Brother VIP janë falur.

Por, i rregullt në këtë ritual fetar është këngëtari Sabiani, i cili këtë gjë e praktikon gjatë gjithë kohës.

Por, një pjesë e publikut e ka kritikuar ashpër këngëtarin i cili falë pesë vaktet brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Për festën e 28 nëntorit, Sabiani piu raki tej mase, të cilën e solli babai i Donaldit.

Madje ai u bë tapë, sa që të gjithë qeshnin me të, e kjo ka shkaktuar pakënaqësi edhe në publik, të cilët kanë bërë komentet negative në drejtim të tij.

Një gjë e tillë ndodhi edhe dy ditë më parë, kur banorët patën një lojë për të zhvilluar, e që nëse nuk i përgjigjeshin pyetjeve që i shtroheshin, ata duhej të pinin një gotë ‘tequila’, e Sabiani piu 4 të tilla..