Një hartë që e tregon Kosovën pjesë integrale të Serbisë, madje as pa ndarjen administrative sipas Rezolutës 1244 të OKB’së, e mban në zyrë e tij Miroslav Lajcak. E ndaj kësaj ka reaguar sot edhe Drejtori i Qendrës për Studime të Evropës Juglindore në Universitetin e Grazit, Florian Bieber, i cili ka thënë se ky është një gafë e madhe pasi po mbahet në zyrën e punës së sllovakut.
“Po, të kesh një hartë të tillë në zyrë me një përshkrim të tillë të punës është një gafë e madhe”, ka shkruar Bieber në Twitter. Këtë hartë që Lajcaku po e mban në zyre po e mbron denjësisht zëdhënësi i BE’së për Politikë dhe Siguri të Jashtme, Peter Stano. Stano i cili është i dobët në njohjen e probleme Kosovë-Serbi, nuk po e di as ndarjen administrative sipas Rezolutës 1244 të OKB’së, ku edhe aty Kosova shfaqet e ndarë nga Serbia.
Ai po thotë se ky lajm është totalisht i pavend dhe i rremë, duke akuzuar gazetarët kosovarë për këtë veprim të Lajcakut thuajse kanë faj ata për raportim. Zëdhënësi i BE’së ka bërë një arsyetim qesharak duke thënë se BE ka status neutral në këtë çështje dhe thotë se në Kosovë duhet të merren më shumë me dialogun dhe problemet rreth tij.//gazetametro.net