Bieber: Bullgaria edhe nëse heq bllokadën për Maqedoninë e Veriut, Parisi mund të bëhet problem

Florian Bieber, profesori nga Universiteti i Gracit, thotë se në nesër normalizohen marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës, ajo nuk hap dyert për anëtarësimin e Beogradit në BE. Ai kujton se Maqedonia e Veriut nuk u shpërble për të gjithë atë çka bëri që Greqia të largojë bllokimin për rrugën evropiane të saj dhe se mesazhi i dërguar në rajon në lidhje me këtë është “harrojeni atë”.

Ai beson se nëse zhbllokohet procesi i zgjerimit të BE, kjo do të ndodhë në disa muajt e ardhshëm, sepse Sllovenia me siguri do të përpiqet të zgjidhë çështjen gjatë presidencës së saj me BE-në dhe për atë qëllim do të organizojë Samitin Perëndimor.

Sidoqoftë, ai paralajmëroi se një pengesë e madhe mund të jetë zgjedhjet presidenciale franceze dhe edhe nëse Bullgaria hiqte bllokadën e saj për Maqedoninë e Veriut, Parisi mund të bëhet një problem.
“Nëse Bullgaria heq bllokadën pas zgjedhjeve parlamentare, ajo do të krijojë menjëherë një atmosferë pozitive, por nuk mund të jemi të sigurt se bllokadat e reja nuk do të shfaqen menjëherë”, tha Bieber, duke theksuar se bllokimi i procesit të zgjerimit rre*zikon besueshmërinë e Bashkimit Evropian.

Ai thekson se ky problem nuk është i njëanshëm, sepse kur bëhet fjalë për Serbinë dhe Malin e Zi, Komisioni Evropian vlerëson se të dyja vendet nuk kanë përparuar në reformat, ndërsa e njëjta vlen edhe për Bosnjën dhe Hercegovinën.
Nga ana tjetër, shton ai, kemi Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, për të cilat bllokada është përgjegjëse BE-ja, me çka shpërndahet përgjegjësia në një rrugë pa dalje, por duhet të thuhet se “fakti që duhet të hapen negociatat e pranimit me të dyja vendet, nuk do të thotë se gjithçka është në rregull me ta”.