Bie vlera e Bitcoin – Nën 20 mijë dollarë për herë të parë që nga dhjetori i vitit 2020

Çmimi i një Bitcoini ka rënë nën 20 mijë dollarë në valën e fundit të tronditjeve të tregut të kriptovalutave, për herën e parë që nga dhjetori i vitit 2020. Të shtunën, kriptovaluta më e famshme u tregtua mbi 19 mijë dollarë, ndonëse njëherë ra edhe nën këtë shifër.

Bitcoini dhe kriptovaltuat tjera janë goditur nga disa faktorë ekonomikë së fundmi, përfshirë inflacionin në shifra rekorde dhe rritjen e normës së interesit në disa banka qendrore të botës. Në nëntor, i gjithë tregu i kriptovalutave pati kaluar vlerën e 3 trilionë dollarëve, ndërsa tani ka vlerë rreth 884 miliardë dollarë.