Bie vlera e arit, niveli më i ulët që nga viti 2016

Vlera e arit është duke pësuar rënien më të madhe mujore që nga viti 2016.
Kjo rënie ka ardhur pas shtrëngimit të politikave nga Rezerva Federale, gjë që ka rritur çmimin e arit në 1,800 dollarë për ons [28.34 gram].

Rritja rekorde e stoqeve amerikane dhe rritja e dollarit, gjithashtu ka rënduar edhe metalin e çmuar. Investitorët po vlerësojnë edhe kufizimet e reja të udhëtimit në Evropë mes shqetësimeve rreth variantit Delta të COVID-19.
Zyrtarët e Rezervës Federale që u takuan në qershor iu përgjigjën rreziqeve në rritje të inflacionit duke tërhequr rritjen e normës së interesit.

“Ari ka filluar të gjejë mbështetje në nivelin 1,775 dollarë. Ne kemi filluar të shohim investitorë që kthehen përsëri në metale”, tha John Feeney, menaxher i zhvillimit të biznesit në Guardian Gold Australia.
Çmimi i arit është ulur në 6.9 për qind gjatë këtij muaji, më së shumti që nga nëntori i 2016-së.