Bie qeveria e Gjermanisë, Scholz humb votëbesimin

dhe një shtyllë kryesore e stabilitetit në Bashkimin Evropian, po përgatitet për zgjedhje të parakohshme vitin e ardhshëm. Kjo ndodh pasi kancelari Olaf Scholz humbi votëbesimin.

Qeveria e tij u shpërbë në nëntor për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me buxhetin, ndërsa koalicioni kishte qenë i paqëndrueshëm për muaj me radhë, raporton CNN.

Olaf Scholz humbi votëbesimin, të cilin ai vetë e nisi si një hap drejt mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme kombëtare. Votimi përfundoi me 394 vota kundër, 207 pro dhe 116 abstenime.

Në zgjedhjet e ardhshme do të marrin pjesë shtatë parti kryesore. Katër nga këto shtatë parti tashmë kanë shpallur zyrtarisht kandidatët e tyre për kancelar.

Dy partitë dominuese në politikën gjermane, Unioni Kristian-Demokratik (CDU) dhe Unioni Kristian-Social (CSU), të njohura bashkërisht si “Unioni”, përbëjnë një grupim të vetëm. Partia Socialdemokrate (SPD) përfaqëson bllokun tjetër të madh.

Duke pasur parasysh sistemin gjerman të përfaqësimit proporcional, qeveria zakonisht formohet nga një koalicion, i cili zakonisht kryesohet nga CDU/CSU ose SPD.