Bie numri i vdekjeve nga koronavirusi në Spanjë

Numri i vdekjeve si pasojë e Covid-19 në Spanjë ka rënë dukshëm.

674 persona humbën jetën në Spanjë nga koronavirusi në 24 orët e fundit, 135 më pak se një ditë më parë. Numri i vdekjeve, edhe pse i lartë, jep sinjale pozitive pasi për herë të parë nën 800, pas 10 ditësh.

Numri total i viktimave në Spanjë ka arritur në 12 mijë e 418, ndërsa rastet e konfirmuara janë gati 131 mijë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë spanjolle, në 24 orët e fundit janë regjistruar mbi 6 mijë raste të reja. /Lajmi