Bie numri i familjeve që kërkojnë ndihmë sociale në Kosovë, Mitrovica mbetet komuna më e varfër

Në 3 mujorin e dytë të vitit 2021 ka rënie të numrit të familjeve që kërkojnë ndihmë sociale. Sipas statistikave të publikuara nga ASK, në muajin qershor, 25 mijë e 805 familje kanë kërkuar ndihmë sociale.
Krahasuar me muajin mars, ky numër ka rënie të lehtë.

Në mars ndihmë sociale kërkuan 26 mijë e 298 familje.
Komuna më e varfër vazhdon të jetë Mitrovica. 2345 familje në Mitrovicë kërkojnë ndihmë sociale. Pas Mitrovicës, komuna më e varfër llogaritet Prishtina që ka 1536 familje që përfitojnë nga skema e ndihmës sociale.