MPB ka njoftuar se me datë 03.09.2024 në ora 18:15, në SPB-Tetovë, nga Spitali klinik i Tetovës, është raportuar se me lëndime të rënda trupore tek ta është sjellë një i mitur nga Tetova. Sipas njoftimit, ai kishte pësuar lëndime pasi ka rënë nga një skuter elektrik në një rrugë lokale në Saraqinë të Tetovës. Inspektimi në vendin e ngjarjes është kryer nga ekipi i SPB Tetovë.