Bie nga motori, lëndohet rëndë 40-vjeçarja nga Kërçova


Më 22.10.2024, në ora 16:35, në Stacionin Policor të Kërçovës u raportua se në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar, ndërsa N.L. (41) nga Kërçova po drejtonte një motor “Yamaha”, pasagjerja A.N. (40) nga Kërçova ka rënë nga motori në rrugë. Në aksident, ajo pësoi lëndime të rënda trupore, të cilat u konfirmuan në Qendrën Mjekësore Kërçovë. Një ekip hetimi nga DPB Kërçovë kreu inspektimin në vendngjarje.