Bie nga minareja e xhamisë së re dhe ndërron jetë aktivisti nga Kallniku i Tetovës (FOTO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Kallnik të Tetovës. Njëri nga aktivistët për ndërtimin e xhamisë së re të këtij fshati, Haxhi-Xhema (BACI), ka rënë aksid*entalisht nga minareja në ndërtim e sipër e xhamisë së re të këtij fshati dhe ka ndërruar jetë, mëson Tetova News nga burime jozyrtare.
Përcjellja për në banesën e fundit bëhet sot, pas lutjeve të drekës, në va*rrezat e Kallnikut.
Njoftimi për ndarjen e tij nga jeta është publikuar edhe në facebook:

Nuk dite t’ndalesh deri nmomentet e fundit për ndërtimin e kësaj Bukuroshe,vullneti yt ishte i pakompromistë Haxhi-Xhema (BACI) ALLAHU tgradoft me XHennet për veprat e tua Humane ishe BABA-VËLLA-SHOKË të gjitha në nji kohë,do të kujtojmë dhe lutemi për ju i DASHUR🤲😭🤲😭🤲😭
Va*rimi bëhet pas Namazit të drekës tek Var/ezat e fshatit Kallnik, shkruan Dullo J Abdullahi

Përndryshe, më herët opinioni është njoftuar për fillimin e ndërtimit të kësaj xhamie dhe është paralajmëruar se do të jetë njëra prej më të bukurave në vendin tonë:

Edhe një xhami në vendin tonë.
Në f.sh. Kallnik është duke u ndërtuar një prej xhamiave më të bukura në vendin tonë dhe me shumë funksione, një qendër e mirëfilltë Islame, hajrin e së cilës do ia shohin jo vetëm banorët e këtij fshati por gjithë besimtarët e vendit tonë, ashtu siç edhe të gjithë ne ia shohim hajrin imamit të kësaj xhamie, Omer Dauti.

Allahu u ndihmoftë që sa më shpejt të përfundojë ndërtimi i kësaj shtëpie të Allahut.
Vëllezër, ne e kemi një mundësi të artë, që duke kontribuar në ndërtimin e kësaj xhamie të ndërtojmë për vete shtëpi në Xhennet, ka shkruar Mafiz Rustemi në 11 prill 2021.